Sport

Seria A: Krotone nuk humb kohë, Kozmi në vendin e Stropës

2 Mars 2021, 05:40 Nga DOSJA

ITALI – Drejtuesit kalabrezë të Krotones nuk humbasin kohë. Pas shkarkimit të trajnerit Xhovani Stropa, pas gjashtë humbjeve radhazi dhe vensdin të fundit në renditjen e Seria A, ata menjëherë kanë gjetur trajnerin e ri për skuadrën e tyre.

Ai do të jetë i njohuri Serse Kozmi, i cili ka marrë përsipër misionin të luftojë me Krotonen për mbjetesë. 62-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit, ndërkohë që do të debutojë në krye të skuadrës kalabreze, që të mërkurën në Bergamo, për t’u përballur me Atalantën për javën e 25-të të Seria A.

“I fortë në karakter, ai njihet si një motivues i shkëlqyeshëm, i talentuar me instinkt, vrull dhe temperament. Së bashku me të do të jenë, zëvendësi i tij Mikele Tardioli, trajneri i atletikës Manuel De Maria dhe analisti i ndeshjeve, Salvatore Polino. Prezantimi i stafit të ri teknik do të bëhet, sot duke filluar nga 12:30 nëpërmjet një video-konference”, njofton klubi kuqeblu i Krotones.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport krotones seria a serse kozmi skuadra kalabreze krotones seria a serse kozmi skuadra kalabreze

Sondazh

Poll