Sport

Bartomeu në paraburgim, çështja e ish-presidentit të Barcelonës mund të jetë edhe më serioze

2 Mars 2021, 09:06 Nga DOSJA
Bartomeu në paraburgim, çështja e ish-presidentit të

SPANJË-Zyrtarët e ‘Mossos d’Esquadra’, policia rajonale e Katalonjës, bastisën selinë e Barcelonës për të hedhur dritë mbi Barçagate, hetimi sipas të cilit klubi blaugrana përdori një kompani false për të diskredituar ata që kishin kundërshtuar linjën e ish-presidentit  Josep Maria Bartomeu, duke përfshirë lojtarë, të tillë si Messi, Xavi dhe Piqué.

Për këtë marrëveshje, Bartomeu dhe bashkëpunëtorët e tij pretendohet se kanë shpenzuar mbi 3 milionë euro, edhe pse ligjërisht është firmosur për një faturë prej më pak se 200 000 euro për të anashkaluar kontrollet financiare dhe transparencën.Sipas disa burimeve, gjyqtari mund të ketë parë shenja të pastrimit të parave, të cilat do ta çonin çështjen në një fazë më serioze.

Ish presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ndodhet ende në paraburgim në stacionin policor Les Corts, por ka vendosur të përdorë të drejtën për të mos dhënë përgjigje. Para tij, dy drejtuesit e tjerë të arrestuar, Gomez Ponti dhe Masferrer, kishin bërë të njëjtën gjë. Ndërkohë, policia katalanase, ‘Mossos’, lëshoi ​​një deklaratë në të cilën shpjegonin se kishin zbatuar “veprime në lidhje me hetimin e pretenduar të krimeve patrimoniale dhe socio-ekonomike”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona bartomeu barcelona bartomeu

Sondazh

Poll