Sport

“Shpërthen” Mikoli: “Nuk u paguam, madje humbëm, në Tiranë nuk kishte kushte për të vazhduar”

2 Mars 2021, 06:19 Nga DOSJA

ITALI – Fabricio Mikoli dhe Françesko Moriero dhanë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Dinamos në Tiranë. “Nuk kishte kushte për të vazhduar, kohët e fundit nuk morëm para dhe madje humbëm. E jona ishte një zgjedhje nga pasioni dhe për të fituar përvojë,”– i deklaruar ish-kapiteni i Palermos, për “Tuttomercatoweb” gjatë rrugës për në Itali, pasi është përshëndetur me lojtarët dhe tifozët.

Presidenti i Dinamos e ka bërë të qartë se ju jeni dorëhequr dhe ka deklaruar se ai nuk mund të humbasë kohë për emra.

“Ne kemi dhënë dorëheqjen. I gjithë ky konfuzion lindi nga fakti që në komunikatë trajneri Moriero nuk e përshëndeti presidentin. Por nëse japim dorëheqje, padyshim që diçka nuk shkon. Dhe gjithsesi, as ne nuk kemi kohë për të humbur, sepse kemi humbur dy muaj. Dhe nëse do ta kisha menduar emrin, nuk do të kisha shkuar në Serinë B shqiptare”.

Cila ishte përvoja, përveç polemikave të krijuara te Dinamo?

“Ishte një përvojë formuese. Takuam djem të mrekullueshëm. Por pyes veten: pse ta mbyllim përvojën, duke u ngatërruar ose humbur kohë? Ne jemi njerëz që duam të punojmë, ne jemi njerëz të mirë”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dinamo fabricio mikoli francesko moriero trajneret italiane dinamo fabricio mikoli francesko moriero trajneret italiane

Sondazh

Poll