Sport

Ibrahimovic pajtohet me Lukakun në Sanremo? Sulmuesi suedez flet në prag të festivalit: Ajo që ndodh në…

2 Mars 2021, 14:40 Nga DOSJA
Ibrahimovic pajtohet me Lukakun në Sanremo? Sulmuesi suedez flet në

MILANO-Dmëtimi që pësoi në ndeshjen ndaj Romës do ta mbajë atë jashtë fushës për disa javë, por programi i Zlatan Ibrahimovic për këtë javë do të zhvendoset në Sanremo: “Unë isha i pafat, kisha një dëmtim të vogël, por mund të bëj gjithçka. Programi im për festivalin nuk ndryshon “. Sulmuesi i Milanit do të jetë I ftuari special. “Sigurisht që është më lehtë për mua të shënoj. Nuk e di se çfarë më pret, por ne do të argëtohemi”.

Suedezi foli gjithashtu edhe për Romelu Lukakun, kujtjojmë që në ndeshjen e Kupës së Italisë në ndeshjen Milan-Inter, suedezi pati një konflikt me futbollistin belg.  “Asnjë problem personal me të, ajo që ndodh në fushë mbetet atje. Nëse ai dëshiron të vijë në Sanremo, unë e mirëpres atë”.

Pjesëmarrja në Sanremo gjatë kampionatit krijoi mjaft polemika rreth sulmuesit suedez,: “Ata që më njohin e dinë që unë jam një profesionist serioz. Qëllimi im është të ndihmoj Milanin dhe kur luaj futboll jam i përqendruar. Ka një arsye pse Amadeus më thirri, sepse ai dëshiron të thyejë të gjitha rekordet. Unë mund të kërcej, por padyshim që unë kërcej më mirë në fushë.

Në fund, Ibrahimovic sqaroi polemikat në distancë me basketbollistin LeBron James: “Racizmi dhe politika janë dy gjëra të ndryshme. Ne sportistët bashkojmë botën, politika e ndan atë dhe nuk ka asnjë lidhje me atë nga vjen. Mesazhi im është që atletët ata duhet të jenë sportistë, politikanët duhet të jenë politikanë ”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan sanremo ibrahimovic milan sanremo

Sondazh

Poll