Sport

Dhunoi partneren, Gjykata e Tiranës jep vendimin për për ish-futbollistin e Partizanit Theofilus Solomon

2 Mars 2021, 11:08 Nga DOSJA
Dhunoi partneren, Gjykata e Tiranës jep vendimin për për

TIRANË-Theofilus Solomon prishi me marrëveshje kontratën që e lidhte me Partizanin, për t’u larguar drejt skuadrës së Qadisias në Kuvajt, por duket se gjërat nuk shkuan siç dëshironte sulmuesi.Futbollisti mbeti në Tiranë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe rinisi stërvitjen me “të kuqtë” për të mbajtur formën fizike, por një sherr me bashkëjetuesen i kushtoi shtrenjtë.

Kjo sepse pas një denoncimi për dhunë fizike dhe psikologjike, 25-vjeçari u vendos në pranga nga policia e Tiranës. Pas disa javëve,Gjykata e Tiranës, lidhur me vlerësimet e ligjshme të arrestit në flagrancë, ka vendosur masën e sigurimit personal “Grancia Pasurore e parashikuar nga neni 236 K.Pr.Penale në shumën 300 mijë lekë, e cila duhet të paguhet brenda 5 ditëve.

Deri në shlyerjen e kësaj shume, Solomon, është i detyruar të qëndrojë në masën e sigurimit “arrest me burg”. Ish-sulmuesi i Partizanit mund të dalë nga burgu në momentin e depozitimit të grancisë pasurore.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani theofilus solomon partizani theofilus solomon

Sondazh

Poll