Sport

“Jemi shtëpia e futbollit, na jepni Europianin dhe Kupën e Botës”, kryeministri Boris Johnson “asist” UEFA-s e FIFA-s

2 Mars 2021, 14:55 Nga DOSJA
“Jemi shtëpia e futbollit, na jepni Europianin dhe Kupën e

ANGLI-Së pari Evropianin dhe Kupën e Botës. Falë planit të vaksinimit, që po zbatohet në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson ka nominuar Anglinë për të pritur të gjitha ndeshjet e Europianit të ardhshëm, si dhe ka hedhur idenë e organizimit të Kupës së Botës në vitin 2030 së bashku me Irlandën . Sipas kalendarit aktual, të hartuar nga UEFA, Londra në stadiumin Wembley do të presë dy gjysmëfinalet e Euro 2020 (6-7 korrik) si dhe finalen më 11 Korrik.

Por Johnson, i cili njoftoi një alokim të veçantë fondesh për të mbështetur kandidaturën e Kupës Botërore 2030, i bëri thirrje UEFA të rishikojë shpërndarjen e ndeshjeve në kushtet e pandemisë aktuale. Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar mbi 21 milion njerëz.

” Jemi gati të presim çdo ndeshje”- ishin fjalët e kryeministrit për tabloidin Sun – Ne jemi gjithashtu shumë të vendosur për të rikthyer futbollin në shtëpi në 2030. Unë mendoj se është vendi i duhur. Ne jemi shtëpia e futbollit , dhe në 2030 do të jetë koha e duhur. Do të ishte një gjë e shkëlqyer për të gjithë vendin. ”

Që nga fillimi I vitit 2021, Mbretëria e Bashkuar ka qenë në bllokim dhe masat kufizuese – megjithëse në forma më pak të rënda – do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në mes të qershorit. Pastaj, nëse shifrat  e lejojnë atë, Johnson njoftoi rihapjen e mjediseve sportive, në mënyrë që të lejojë kthimin e tifozëve në stadiume me rastin e Kampionatit Evropian.Sipas planit fillestar, ndeshjet e Europianit do të organizohen në 11 qytete të ndryshme të kontinentit. “Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por UEFA e di që nëse dëshiron të zhvendosë disa ndeshje në Angli, ne jemi gati”, – përfundoi Johnson.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angli boris johnson angli boris johnson

Sondazh

Poll