Sport

Inter nis përshpejtimin e negociatave, BC Partners mbërrin në Milano, në horizont shfaqet edhe fondi i Katarit

2 Mars 2021, 09:28 Nga DOSJA
Inter nis përshpejtimin e negociatave, BC Partners mbërrin në

MILANO-Është e kotë ta fshehësh, bota e Interit po përjeton një paradoks. Nga njëra anë, ekziston një ekip fluturues që ka zënë vendin e parë dhe të jep ndjesinë e të qenurit në një mision: atë të fitimit të kampionatit. Nga ana tjetër, ekziston një shoqëri që jo vetëm mungon, por edhe hesht. Komunikimi i fundit zyrtar i presidentit të Interit, Steven Zhang, përveç postimeve në Instagram, daton nga 2 janari, kur ai i cilësoi thashethemet për një shitje të mundshme të klubit si “lajme të rreme”.

Dy javë më parë, babai i tij në një fjalim para punonjësve, njoftoi mbylljen ose zvogëlimin e aktiviteteve jo-strategjike, ose jo të rëndësishme për biznesin kryesor të Suning. Me rastin e raportit gjashtëmujor të Inter Media & Communication vetëm u përsërit se “Suning ka garantuar angazhimin e saj për vazhdimësinë e mbështetjes financiare të klubit”.

Momenti i së vërtetës

Në një skenar të tillë, meritat e lojtarëve, të vetë Conte dhe të menaxhmentit duhet domosdoshmërisht të njihen. Mjedisi, në fakt, mbeti kompakt pavarësisht nga vështirësitë dhe kurrë nuk përdori alibi ose justifikime. Po, sepse pasiguria për të ardhmen shtohet nga mospagimi i pagave. Inter duket se i ka ndjerë efektet më shumë. Megjithatë fondi britanik BC Partners nuk është dorëzuar dhe pritet që brenda kësaj jave të formulojë një tjetër ofertë me shkrim, që mund të jetë edhe më pranë pretendimeve të grupit kinez Suning.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter suning inter suning

Sondazh

Poll