Sport

Ibrahimoviç humbet përballjen me Mançester Junajtid

1 Mars 2021, 17:18 Nga DOSJA
Ibrahimoviç humbet përballjen me Mançester Junajtid

ITALI – Fitorja e Milanit, mbrëmjen e së dielës me Romën në “Olimpiko”, rikthen optimizmin dhe buzëqeshjen te kuqezinjtë, por jo gjithçka shkoi sipas planeve.
Tre, ndër lojtarët kryesorë të ekipit të Stefano Piolit, u dëmtuan në sfidën ndaj verdhekuqve: Zlatan Ibrahimoviç, Hakan Çalhanoglu dhe Ante Rebiç, autori i golit të dytë.

Gjiganti suedez pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe rrezikon të qëndrojë rreth 3 javë jashtë fushave të blerta. 39-vjeçari do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore sërish pas dhjetë ditësh.

Ibra humbet në këtë mënyrë dy duelet e Europa League kundër Mançester Junajtid, por edhe sfidat ndaj Udinezes, Veronës dhe Napolit në kampionat. Stefano Pioli shpreson ta ketë gati për përballjen e 21 marsit kundër Fiorentinës.

Edhe diagnoza e turkut Çalhanoglu nuk doli ajo që pritej. Fantazisti ka një endemë të përhapur në muskujt e kofshës së majtë dhe gjendja e tij do të vlerësohet në ditët e ardhshme, për të kuptuar më mirë sesa kohë duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

I vetmi lajm i mirë vjen nga Ante Rebiç. Sulmuesi kroat nuk ka probleme, ditën e sotme i është nënshtruar një seance fizioterapie dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli për duelin e ditës së mërkurë kundër Udinezes.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll