Politike

Presidenca i përgjigjet Ramës: Kush prek votën e lirë do t’i pritet dora bashkë me thonjtë

2 Mars 2021, 13:22 Nga DOSJA
Presidenca i përgjigjet Ramës: Kush prek votën e lirë do

Në një postim në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi shkruan se Ilir Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, falë këmbënguljes së tij dhe se “Drejtësinë e re ‘gruaja’ e Bilalit e kapi me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë dhe sot”.

Presidenca paralajmëron Ramën të mos e provokojë popullin e 2 marsit, që sipas Blushit, është shumëfishuar në një vit. Në këtë reagim të presidencës, pas prerjes së dorës, e cila është thënë disa herë nga Meta, tashmë është shtuar dhe prerja e thonjve.

Reagimi i plotë: 

Drejtësinë koreanoveriore të “gruas” së Bilalit, shqiptarët e kanë provuar për 50 vite, ndaj çdo certifikatë të “zonjës Bilali”, do ta hedhin në koshin e plehrave.

Ilir Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, falë këmbënguljes së Tij kur ishte Kryetar i Kuvendit dhe këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët.

Drejtësinë e re, që se kapi dot me Kushtetutë, “gruaja” e Bilalit e kapi me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë dhe sot.

Të mos ketë merak se më 25 prill do ta marrë vlerësimin e merituar nga mbarë populli i Shqipërisë.

Drejtësia e pavarur do vijë vetëm nga vota e lirë dhe e shenjtë.

Kush prek votën e lirë do t’i pritet dora bashkë me thonjtë, që kanë kapur për fyti shtetin dhe drejtësinë.

“Gruaja” e Bilalit më kot harxhon para me lobistë për deklarata, certifikata dhe sondazhe të rreme.

Bën mirë, që lekët e vjedhura t’i kursejë për të paguar avokatët mbrojtës, kur të japë llogari para drejtësisë.

Mos e provoko popullin e 2 Marsit se është shumëfishuar në një vit falë zullumeve të shtuara edhe në kohë pandemie!

Konferenca e fundit/ Rama: Ilir Meta do të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, Lulin e kanë lidhur me zinxhir, pakti PD-LSI, pjesë e planit! Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, Brukseli, i kënaqur me ne

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike presidenca i pergjigjet rames presidenca i pergjigjet rames

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2021, 12:23

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar pyetjet e gazetares Rovena Cerka e cila e ka pyetur se ku është besueshmëria tek hetimi i dosjes 184 dhe 339, kur s...