Politike

Bardh Spahia publikon FOTOT nga Shkodra: Radhë e gjatë në spitalin rajonal, qeveria i ka braktisur

2 Mars 2021, 12:58 Nga DOSJA
Bardh Spahia publikon FOTOT nga Shkodra: Radhë e gjatë në

SHKODËR– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar radhët e gjata të krijuara në spitalin e Shkodrës.

Teksa ka publikuar fotot në “Facebook”, Spahia shkruan se këto pamje hedhin poshtë propagandën e qeverisë për menaxhimin e pandemisë. Sipas tij, Qytetarët dhe mjekët janë lënë të vetëm në përballjen me virusin.

Postimi i plotë:

Po ndodh në Shkodër: fluks qytetarësh para spitalit rajonal që presin për vizitë. Mbingarkesa që u është lënë në kurriz mjekëve nga mungesa e strategjisë dhe keqmenaxhimi prej autoriteteve bën që ky proces pritjeje të sjellë përhapje të virusit Covid-19. Qytetarët dhe mjekët janë lënë të vetëm në përballjen me virusin. Si në asnjë vend në botë, qeveria i ka braktisur qytetarët dhe mjekët në periudhë kritike fluksi infektimesh! #Turp

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia bardh spahia

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2021, 12:23

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar pyetjet e gazetares Rovena Cerka e cila e ka pyetur se ku është besueshmëria tek hetimi i dosjes 184 dhe 339, kur s...