Politike

Vaksinimi jashtë radhe i Bashës, Metës dhe Kryemadhit! Rama: Të vaksinohen të fundit, të jetë për mua…

2 Mars 2021, 12:51 Nga DOSJA
Vaksinimi jashtë radhe i Bashës, Metës dhe Kryemadhit! Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me procesin e vaksinimit se nëse Basha, Kryemadhi dhe Meta do të vaksinohen jashtë radhe. Rama bëri të ditur se nëse do ishte në zgjedhjen e tij, politikanët do vaksinoheshin të fundit. Mirëpo ai shtoi se vaksinimi i tij u bë pasi të njëjtën gjë kanë bërë dhe kolegët e tij në botë.


“Unë jam vaksinuar sepse kam bërë atë që kanë bërë të gjithë kolegët e mi, për të promovuar vaksinimin. Në vende të tjera dalin në një skenë për të dhënë besim te qytetetarët. Të jetë për mua politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare.”-tha Rama. 

Lajmi kryesor: Konferenca e fundit/ Rama: Ilir Meta do të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, Lulin e kanë lidhur me zinxhir, pakti PD-LSI, pjesë e planit! Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, Brukseli, i kënaqur me ne

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konference per gazetaret 2 mars 2021 edi rama konference per gazetaret 2 mars 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2021, 12:23

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar pyetjet e gazetares Rovena Cerka e cila e ka pyetur se ku është besueshmëria tek hetimi i dosjes 184 dhe 339, kur s...

Politike 2 Mars 2021, 12:04

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka mohuar që komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ti ketë shprehur shqetësim në lidhje me investimin për Portin e Durrësit....