Politike

“O pushtetin o kokën e Lulit”, Rama komenton marrëveshjen PD-LSI dhe shpërthen kundër Metës: Do të shpërbëjë reform

2 Mars 2021, 12:26 Nga DOSJA
“O pushtetin o kokën e Lulit”, Rama komenton marrëveshjen

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot deklaratave të forta të presidentit Ilir Meta dhe komentoi marrëveshjen për koalicion paszgjedhor mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në konferencën e fundit me gazetarët, Rama tha se Meta ka sqaruar përfundimisht arsyen pse kërkon një “referendum popullor më 25 prill”, që sipas tij është shkatërrimi i Reformës në Drejtësi. Kryeministri tha se 25 prilli është dita kur shqiptarët duhet të zgjedhin “me drejtësinë apo me Ilir Metën”.


“Ilir Meta duhet falenderuar se ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referundimit që ishte ekuacion i paplotë me vetëm njërën anë, që më 25 prill referendumi popullor do të shpërbëjë reformën në drejtësi. Tani, Ilir Meta i fton shqiptarët ku duhet të zgjedhin me drejtësinë apo me Ilir Metën, me Reformën në Drejtësi deri në fund apo me Ilir Metën. Zgjedhje më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë, shqiptarët nuk mund të kenë më 25 prill dhe Ilir Meta duhet falenderuar.”-tha Rama.

Më tej, ai komentoi deklaratën e kreut të shtetit që tha se në rast se PS fiton mandatin e tretë do të dalë në opozitë. Rama tha se kjo është pjesë e planit për të shkatërruar reformën, dhe se Lulzim Basha është lidhur me zinxhirë. “Ai nuk ka këllqe”-tha Rama.

“Përsa i përket marrjes së drejtimit të opozitës, kjo është e qartë për ata që shohin, mjafton të shohin firmosjen e marrëveshjes së djeshme. Plani është shumë i qartë, si mund të firmosin marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë vec e vec, e keni parë këtë në ndonjë vend? Pse për çfarë, është e qartë, është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe të Ilirit dhe pastaj, sigurisht ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. Ka më thjesht se kaq? Është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve, është shumë e qartë, por këtu problemi nuk është Ilir Meta, problemi është Lulzim Basha që nuk ka këllqe, s’ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do ti bëjnë të nesërmen, as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshi, por s’ja kërkojmë dot se s’është lideri, është menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe një notere dhe përmbaruese dhe përmbaruese, Monikën.”-tha Rama.

Lajmi kryesor: Konferenca e fundit/ Rama: Ilir Meta do të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, Lulin e kanë lidhur me zinxhir, pakti PD-LSI, pjesë e planit! Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, Brukseli, i kënaqur me ne

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama konference per gazetaret 2 mars 2021 ilir meta lulzim basha shqiperia shtepia qe fiton edi rama edi rama konference per gazetaret 2 mars 2021 ilir meta lulzim basha shqiperia shtepia qe fiton

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2021, 12:23

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar pyetjet e gazetares Rovena Cerka e cila e ka pyetur se ku është besueshmëria tek hetimi i dosjes 184 dhe 339, kur s...

Politike 2 Mars 2021, 12:04

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka mohuar që komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ti ketë shprehur shqetësim në lidhje me investimin për Portin e Durrësit....