Politike

Ndryshimet në Reformën në Drejtësi, Rama: Besueshmërinë shiheni tek shkallimi i Ilir Metës

2 Mars 2021, 12:52 Nga DOSJA
Ndryshimet në Reformën në Drejtësi, Rama:

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur sot realizimin e reformës në Drejtësi dhe ka shtuar se për të parë besueshmërinë e procesit “Shihni shkallimin e Ilir Metës”. Kryeministri deklaroi se reforma po jep shenjat e para ndërsa thumboi Lulzim Bashën kur tha se ndryshimet e propozuara do të diskutohen me një opozitë tjetër, pasi “Luli nuk do këputë zinxhirin”.


“Nuk ka nen që kalon pa u miratuar bashkarisht me amerikanët dhe europianët, dhe nëse një prej atyre thotë jo, është jo. Kështu që mos u shqetësoni për këtë, Reforma në Drejtësi është aq e besueshme sa shkallimi i Ilir Metës, shikoni Ilir Metën dhe aty e kuptoni se Reforma në Drejtësi po jep shenja domethënëse, që nuk janë fare mjaft, por që janë mjaftueshmërisht të qarta për të tensionuar Ilir Metën dhe Sali Berishën.  Është shumë e qartë që paketa është plotësisht e harmonizuar me partnerët, nuk diskutohet që me një opozitë tjetër, në rast se Luli nuk do këpusi zinxhirin padyshim që do të jetë shumë e vështirë.”-tha Rama.

Lajmi kryesor: Konferenca e fundit/ Rama: Ilir Meta do të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, Lulin e kanë lidhur me zinxhir, pakti PD-LSI, pjesë e planit! Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, Brukseli, i kënaqur me ne

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama konference per gazetaret 2 mars 2021 ilir meta lulzim basha reforma ne drejtesi edi rama edi rama konference per gazetaret 2 mars 2021 ilir meta lulzim basha reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2021, 12:23

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar pyetjet e gazetares Rovena Cerka e cila e ka pyetur se ku është besueshmëria tek hetimi i dosjes 184 dhe 339, kur s...

Politike 2 Mars 2021, 12:04

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka mohuar që komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ti ketë shprehur shqetësim në lidhje me investimin për Portin e Durrësit....