Politike

BIRN i zbuloi pasurinë e shumëfishuar, Rama: Nuk ka shans! Është lajm 100% i rremë, jo 99. Është produkt i dembelizmit ak

2 Mars 2021, 13:10 Nga DOSJA
BIRN i zbuloi pasurinë e shumëfishuar, Rama: Nuk ka shans!

TIRANË-Kryeministri Edi Rama mbylli konferencën e fundit të mandatit të tij duke iu përgjigjur pyetjes për pasurinë. Ishte gazetarja e cila i tha se nëse janë të verteta lajmet për shumëfishimin e pasurisë. Kreu i qeverisë e falenderoi për pyetjen pasi sipas tij nuk ka pasur mundësi që të fliste më parë për këtë temë.

Rama tha se asnjë nga ato që kanë dalë nuk janë të vërteta, duke shtuar se pasuria e çdo banori në Tiranë rritet dhe nga prona që kanë. Në fund, kryeministri tha se nuk ekziston një pasuri e pajustifikuar.


DEKLARATA:

Faleminderit që më dhe mundësinë të flas për këtë temë. Ju nuk jeni as prokuror, as gjykatës, nëse ju thoni se pasuria nuk justifikohet ju mund ta thoni por nuk do të thotë se po thoni të vërtetën, Gjasat që po thoni të vërtetën janë 0. Janë 0 sepse, në Shqipëri ka një institucion të vecantë që quhet Inspektoriati i lartë i deklarimit të pasurisë.

Eshtë institucion, ku të gjithë personat që merren me deklaratat e pasurive mbajnë përgjegjësi penale për cdo fshehje te fakteve. Përtej kësaj, ky institucion, bënte kontrolle te përgjishme, dhe me short, bënte kontrolle te imta, si kontrollet e imta, për cdo gjë, cdo detaj. Pasi kemi ardhur ne qeveri, bënë kontrolle të imta për të gjithë ne. Nëse do shikoni dokumentin e kontrollit të pasurisë së familjes time, janë faqe të tëra, dhe nëse shikoni dosje dhe deklarata dhe fatura e dokumente bashkëngjitur, do ju duhen dite. Ku banoni ju?E dini ju që pasuria juaj është rritur, si banore e Tiranës, është rritur vitet e fundit, sepse ne deklaratën e pasurisë nuk janë vetëm të ardhurat monetare por dhe vlera e pasurisë së patundshme. Vlera është rritur si asnjëherë më parë. Në Tiranë dhe zona të vecanta është rritur dhe qeveria ka bërë disa here vendime për rivlerësim pasurie. Ca do të thotë kjo, po të bësh kalkulime del se vlera e pasurisë së ministrave është rritur, por po të shohësh faktet nuk lidhet me vlera monetare që nuk justifikohet. Nuk ka shanc! Është lajm 100% i rremë, jo 99. Është produkt i dembelizmit aktiv, sic e quante Konica.

Deklarata e pasurisë është konfidenciale, është me ligj. Jini shumë të qetë sepse është e pamundur që të ekzistojë e shkruar e deklaruar e me detaje një pasuri e pajustifikuar. Kjo nuk ndodh.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne konference per mediat edi rama edi rama ne konference per mediat

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2021, 12:23

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar pyetjet e gazetares Rovena Cerka e cila e ka pyetur se ku është besueshmëria tek hetimi i dosjes 184 dhe 339, kur s...