TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar pyetjet e gazetares Rovena Cerka e cila e ka pyetur se ku është besueshmëria tek hetimi i dosjes 184 dhe 339, kur sipas saj, asnjë nga personat e hetuar nuk ishte politikan i rëndësisë së lartë. Rama tha se mediat kanë marrë vendin e prokurorisë dhe gjykatave.
Edi Rama: Jam shumë kurioz që kur i bëni këto pyetje, i bëni vërtetë vetë, apo jua thonë pronarët. Është e pabesueshme që ju të bëni këtu prokurorin dhe gjykatësin suprem, ju keni emra, dhe keni pretendimin që nuk janë hetuar, ku e dini ju që nuk janë hetuar, si e dini ju që nuk janë hetuar, apo ku e dini ju që emrat që ju përmendni janë të përfshirë. Si e dini ju nga muhabetet e telefonat, se se kuptoj unë këtë është habi e madhe, ndërkohë që është prokuroria ajo që bën hetimin , dhe është prokuroria ajo që vendos se për kë ngre akuzë. Dhe ju kam thënë gjithnjë diçka, bëni sondazhe, sepse nuk ka shans që të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar duke blerë, as fabrika e parave të LSI-së nuk e përmbys rezultatin, nuk ka shanse. Dhe sa i përket besueshmërisë sime, unë nuk mund të jem i besueshëm për burime të infektueshme informimi. Sesa të besueshëm jemi ne këtë e vendos populli shqiptar, për pronarët e disave prej jush.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares Esiona Konomi në lidhje me pastërtinë e listave të kandidatëve për deputetë. Rama tha se ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u acarua gjatë konferencës që zhvilloi ditën e sotme me gazetarët. Teksa u pyet se kur do të nisë vaksinimi në masë në vend, ...
Politike 2 Mars 2021, 12:04
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka mohuar që komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ti ketë shprehur shqetësim në lidhje me investimin për Portin e Durrësit....
TIRANE- Kjo është pamja e parë e pasaportës së vaksinimit që qeveria shqiptare do të lëshojë për të gjithë qytetarët pasi të marrin mbrojtjen kundër COVID19.Pre...
TIRANË– Drejtoresha e Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj tha gjatë konferencës së mbajtur krah kryeministrit Edi Rama ...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është gati për të lëshuar edhe pasaportën dixhitale të vaksinimit. Rama tha se është gati sistemi falë revolucion...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme konferencën me në qëndër ekoniminë e vendit. Rama tha gjatë fjalës së tij se platforma e-albania është...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nisi konferencën e fundit për mandatin e dytë duke thënë se përgjatë këtij cikli kanë lënë pas një arritje të madhe, duke iu ...
TIRANE- Ende pa u përtypur mirë deklaratat e presidentit Ilir Meta se “amerikanët e Ramës i kapte nga veshi“, apo se në rast të mandatit të tretë “do të bëhem k...