Bota

Angelina Jolie shet pikturën e Winston Churchill për 11 milion euro, ishte dhuratë nga ish-bashkëshorti Brad Pitt

2 Mars 2021, 10:13 Nga DOSJA
Angelina Jolie shet pikturën e Winston Churchill për 11 milion euro,

SHBA- Një peizazh marokenë i pikturuar nga Winston Churchill dhe në pronësi të Angelina Jolie u shit në ankand të hënën për më shumë se 11.5 milion dollarë, duke thyer rekordin e mëparshëm për një vepër të udhëheqësit të Luftës së Dytë Botërore në Britani.

“Kulla e Xhamisë Koutoubia” u shit në Christie’s në Londër për 8 milion paund. Vlerësimi i saj para shitjes ishte 1.5 milion paund deri në 2.5 milion paund, dhe çmimi rekord i mëparshëm për një pikturë të Churchill ishte pak më pak se 1.8 milion paund.

Sipas UsaToday, aktori Brad Pitt e bleu pikturën në 2011 nga tregtari i antikitetit, MS Rau për Jolie, sipas një burimi me njohje të botës së pikturave. Çifti u ndanë në 2016 pas dy vitesh martesë dhe divorci i tyre është ende në vazhdim.

Piktura u shit nga Koleksioni Familjar i Jolie, dhe blerësi nuk është identifikuar ende.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angelina jolie brad pitt angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll