Bota

Paralajmërimi i OBSH-së: Pandemia nuk do të largohet deri në fund të vitit

2 Mars 2021, 09:09 Nga DOSJA
Paralajmërimi i OBSH-së: Pandemia nuk do të largohet deri në

GJENEVË– Pandemia e koronavirusit do të jetë prezente të paktën deri në fund të vitin, paralajmëroi të Hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori i urgjencave të OBSH-së Michael Ryan tha se mund të jetë e mundur të lehtësohet situata nga kriza e koronavirusit duke zvogëluar shtrimet në spital dhe vdekjet. Por virusi mbetet prezent, shtoi ai, veçanërisht duke pasur parasysh se numri i rasteve të reja globale u rrit javën e kaluar pas gjashtë javësh rresht të rënies.

“Do të jetë shumë e parakohshme dhe mendoj joreale, të mendojmë se do të përfundojmë me këtë virus deri në fund të vitit. Por unë mendoj se ajo me të cilën mund të përfundojmë, nëse jemi të zgjuar, janë shtrimet në spital, vdekjet dhe tragjedia e lidhur me këtë pandemi.”– u tha Ryan gazetarëve.

Sipas The Guardian, Ryan tha se vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë dhe ata më të prekshëm ndaj sëmundjeve të rënda do të hiqnin frikën nga pandemia.

Por ai shtoi se përparimi i fundit nuk mund të merrej i mirëqenë dhe pse tani virusi është shumë i kontrolluar.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota obsh pandemia e covid 19 obsh pandemia e covid 19

Sondazh

Poll