Bota

Lajçaku mban konferencë për shtyp, përcjell katër mesazhe për Kosovën

2 Mars 2021, 09:10 Nga DOSJA
Lajçaku mban konferencë për shtyp, përcjell katër

KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditën e sotme është takuar me presidenten në detyrë Vjosa Osmani. Ndërkohë, sipas Gazeta Express, Lajçku  ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka përcjellë 4 mesazhe për Kosovën.

Si fillim Lajçaku ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve, ku ka thënë se për herë të parë ato janë mbajtur të drejta pa një ndikim nga ndërkombëtarët.

“Një Kosovë që ka përfunduar zgjedhjet, i kanë dhënë një mandat të fortë zonjës Osmani dhe z.Kurtit. Kam disa mesazhe, i pari është ai urime për zgjedhjet parlamentare, që për herë të parë janë mbajtur pa një rol aktiv të komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Lajçak.

Në mesazhin e dytë ai ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie më të afërt tani që ka ardhur në pushtet  Joe Biden.

Mesazhi i dytë është se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara një në një partneritet dhe dëshiroj të theksoj se me ardhjen e administratës Biden marrëdhënia është me e afërt që mund të parashihet”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka thënë se Bashkimi Evropian do të mbështesë programin elektoral të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanin për hapjen e vendeve të reja të punës dhe luftimin e korrupsionit.

“Mesazhi i tretë i imi është mbështetja për programin elektoral të z.Kurti dhe zonjës Osmani. BE do të mbështes vendet e reja të punës e luftimin e korrupsionit, këto janë edhe prioritete tona”, ka thënë ai.

Ndërsa, në lidhje me dialogun, Lajçaku ka thënë se BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi. Gjithashtu ka shtuar se dialogu nuk është përgjegjësi e një ane apo partie politike, por e të gjitha partive.

“Mesazhi numër katër është që shtetet e BE dhe Shtetet e Bashkuara mbështetësin vazhdimin e dialogut për çështje që janë të rëndësishme për secilin shtetas të Kosovës, në këtë kontekst kisha një diskutim të gjatë me zotin Kurti dhe zonjën Osmani. Dialogu do të vazhdojë, do t’i krijojmë disa procedura interne. Mesazhi im përfundimtar është për unitet politik në Kosovë, dialogu nuk është përgjegjësi e një ane apo partie politike, por  e të gjitha partive”, ka thënë ai.

Lajçak takohet me presidenten e Kosovës në ditën e dytë të vizitës, Osmani: Nuk do të lejoj që të negociohet me kufijtë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lajcak vizite tre ditore ne kosove vjosa osmani lajcak vizite tre ditore ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll