Bota

Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 115 milion raste aktive dhe gati 2.5 milion të vdek

2 Mars 2021, 09:17 Nga DOSJA
Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit

BOTË– Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre.

Tashmë bilanci i COVID-19 ka shkuar në 115 milion raste aktive, dhe mbi 2.5 milion të vdekur. Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 88,218 persona, duke e çuar numrin në total mbi 29 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,587 njerëz dhe numri në total ka shkuar 527,226 viktima.

India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 8,009 persona të infektuar dhe në total ka arritur 11,124,527 njerëz, ndërkohë që prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetën 157,275 pacientë.

Për sa i përket Evropës, situata vazhdon të jetët problematike. Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit krahasuar me një ditë më parë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 57,529 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 3,760,671 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,328 njerëz dhe numri në total është 86,803.

Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 48,647 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,938,371 ndërsa numri i vdekjeve është mbi 1,622 duke e çuar shifrën në total 97,945 njerëz.

Qeveria franceze thotë se njerëzit e moshuar të cilët kanë sëmundje bashkë-shoqëruese tani mund të marrin vaksinën AstraZeneca Covid-19, duke rishikuar qëndrimin e saj për këtë çështje. “Njerëzit e prekur nga sëmundje të tjera mund të vaksinohen me AstraZeneca, duke përfshirë ata të moshës midis 65 vjeç dhe 74 vjeç,” – tha ministri i shëndetësisë.

Ekspertët e shëndetit në Kinë thonë se vendi i tyre po mbetet pas në vaksinimin ndaj koronavirusit sepse e ka nën kontrolpërhapjen, por planifikon të vaksinojë rreth 40% të popullsisë së saj deri në qershor, sipas The Guardian. Zhong Nanshan, udhëheqësi i një grupi ekspertësh të bashkangjitur në Komisionin Kombëtar të Shëndetit, tha se vendi ka shpërndarë më shumë se 52 milion doza të vaksinave Covid deri në 28 Shkurt.

Austria dhe Danimarka po shohin mundësinë e një marrëveshje me Izraelin për të marrë vaksina, pas vonesave të shumta që ka kanë patur si vende të BE-së. Masa nga të dyja vendet anëtare të BE-së vjen në mes të zemërimit në rritje për vonesat në porosinë, miratimin dhe shpërndarjen e vaksinave që kanë lënë bllokun prej 27 anëtarësh të zvarritet shumë prapa fushatës së vaksinimit të Izraelit.

Italianët po tentojnë që të marrin vaksinën Sputnik në San Marino pasi vendi filloi administrimin e vaksinës ruse javën e kaluar. San Marino, i cili ndodhet brenda Italisë qendrore, nënshkroi një marrëveshje me Rusinë pasi nuk mbërritën dozat që priste të merrte nga Italia përmes programit të prokurimit të BE-së. Enklava mori 7 500 dozat e para të vaksinës Sputnik të Premten, kur filloi fushatën e saj për të vaksinuar 35,000 banorët e saj.

Autoritetet në Gjermani dhe Francë janë nën presion për të dalë me zgjidhje krijuese për të zhvendosur vaksinën AstraZeneca me shpejtësi më të lartë në mënyrë që të shmangin një grumbullim të dozave të papërdorura gjatë javëve të ardhshme. Të hënën, rregullatori mjekësor i Francës ktheu këshillat e tij për të mos përdorur vaksinën AstraZeneca tek grupmoshat mbi 65 vjeç, dhe komiteti i vaksinimit të Gjermanisë po vihet nën presion në rritje për të ndjekur shembullin e Francës.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kornavirusi ne bote kornavirusi ne bote

Sondazh

Poll