Bota

I dërguari i Bashkimit Evropian sqaron çështjen e hartës: Zyrtari i BE-së mund të përdorë vetëm gjëra zyrtare

2 Mars 2021, 09:24 Nga DOSJA
I dërguari i Bashkimit Evropian sqaron çështjen e hartës:

KOSOVË-I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë një konferencë për shtyp, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. Sipas Gazeta Express, i pyetur nga gazetarët në lidhje me çështjen e hartës, ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë, Lajçaku ka thënë se kjo pjesë është sqaruar, duke ritheksuar se ajo është harta zyrtare e BE-së.

“Për çështjen e hartës besoj që e kam sqaruar deri më tani, zyrtari i BE-së mund të përdorë vetëm hartat zyrtare, kjo është harta zyrtare që na kanë dhënë. Kjo ka kërkuar një reaksion emocional, do të ishte shumë joprofesionale nëse do të kisha vendosur harta të tjera”, tha ai

Po ashtu, ai ka thënë se çështja e dialogut do të  përfundojë gjatë mandatit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Kjo është dëshmi që kemi nevojë për dialog. Do të jetë harta e njejtë në fund të dialogut. Po besoj se mund të përfundojmë këtë proces gjatë mandatit të z.Kurtit dhe znj.Osmani,”-ka thënë ai. 

Lajmi kryesor:Lajçak takohet me presidenten e Kosovës në ditën e dytë të vizitës, Osmani: Nuk do të lejoj që të negociohet me kufijtë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lajcak vizite tre ditore ne kosove lajcak vizite tre ditore ne kosove

Sondazh

Poll