Bota

“Krijon shqetësime psikologjike”, Japonia i kërkon Kinës të ndalojë testet anale për qytetarët e saj

2 Mars 2021, 08:59 Nga DOSJA
“Krijon shqetësime psikologjike”, Japonia i kërkon

JAPONI– Japonia i ka kërkuar Kinës që të ndalojë testet anale për Covid-19 ndaj qytetarët e saj kur ata hyjnë në shtetin kinez.

Kërkesa e Japonisë vjen pasi disa qytetarë janë ankuar se procedura e testeve anale u ka shkaktuar atyre probleme psikologjie, shkruan BBC.

Shteti i Kinës aktualisht e ka virusin nën kontroll, ndërsa që prej janarit ka filluar të kryejë testet anale për Covid-19.

Javën e kaluar, Kina mohoi se u kishte kërkuar diplomatëve amerikanë t’i nënshtroheshin testeve të tilla, pasi një media amerikane raportoi se disa ishin ankuar në lidhje me procedurën.

Testet anale përfshijnë futjen e një shtupë pambuku 3-5cm në anus dhe rrotullimin e butë të tij.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota japonia kerkese kines per heqjen e testeve anale testet anale ne kine japonia kerkese kines per heqjen e testeve anale testet anale ne kine

Sondazh

Poll