Bota

‘Lufta vazhdon, e vërteta do të dalë në dritë’, Carla Bruni në mbështetje të bashkëshortit të saj Sarkozy,

2 Mars 2021, 09:39 Nga DOSJA
‘Lufta vazhdon, e vërteta do të dalë në

FRANCË– Ish-presidenti francez Nicola Sarkozy u dënua dje nga një gjykatë franceze me 3 vite burg mbi akuzat për korrupsion, ku dy vite u pezulluan dhe 1 vit ai duhet ta kalojë në arrest shtëpie.

Pak pasi u dha vendimi ajo shprehu mbështjetjen ndaj bashkëshortit të saj duke postuar në Instagram një status ku shprehej se e vërteta së sahpejti do të dalë në dritë.

 “Çfarë  çmendurie e e pamëshirshme i dashur, lufta vazhdon, e vërteta do të dalë në dritë”.- shkruajti ajo duke e shoqëruar me  hashtagun #padrejtësi.

Sipas Il Quotidiano, Sarkozy do të kalojë arrestin shtëpiak në vcilën luksoze të bashkëshortes së tij, Carla Bruni. Bruni është një ish-modele e pasarelave dhe një këngëtare e njohur në vend.

Sarkozy është përpjekur gjithmonë të shfajësohet, duke hedhur poshtë akuzat, por kryetari i gjykatës ka propozuar si një zgjidhje për ta bërë ish-presidentin e Republikës Franceze të vuajë një vit arrest shtëpie, të kompletuar me një byzylyk elektronik për të shmangur kohën e burgut. Ndërkohë, avokatët kanë bërë të ditur se ata synojnë të apelojnë dënimin.

 

 

A post shared by Carla Bruni (@carlabruniofficial)

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carla bruni nicola sarkozy denohet per korrupsion carla bruni nicola sarkozy denohet per korrupsion

Sondazh

Poll