Politike

Mbërrijnë 15 mijë e 210 doza vaksinash nga Pfizer, Rama kthehet nga Brukseli për t’i pritur në Rinas: Kemi marrë konfirm

1 Mars 2021, 20:36 Nga DOSJA
Mbërrijnë 15 mijë e 210 doza vaksinash nga Pfizer, Rama kthehet

TIRANË– 15 mijë e 210 doza vaksinash nga Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty ardhja e kësaj dërgese, e më pas konfirmoi mbërritjen e dozave, vaksinat mbërritën në aeroporin “Nënë Tereza”.

Bashkë me vaksinat, në Tiranë erdhi edhe kryeministri Edi Rama. Nga Brukseli, ku po zhvillonte takime me zyrtarë të Bashkimit Europian, Raam mbërriti në Rinas me vaksinat, nga ku u bëri thirrje qytetarëve për durim.

“Sot kemi marrë konfirmimin nga Pfizer për ardhjen e 30 mijë dozave të tjera në muajin prill. E kam thënë edhe më herët dhe duke sikur përsëris gjithçka. Por, kemi të konfirmuar 14 mijë e 400 dozat e para nga Astrazeneca përmes Covax, më pas do të vijohet me të tjera ngarkesa. Ju lutem durim, durim, durim sepse është një luftë që zhvillohet ditën dhe natën dhe ne nuk jemi mbrapa askujt. Durim,”- tha Rama. 

Vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale bëri me dije se kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, i kishte informuar se kjo ngarkesë është shtyrë më 24 orë, dhe pritej të vinte nesër në mbrëmje. Për arsye që nuk dihen, gjërat kanë ndryshuar dhe vaksinat erdhën. 

Vetë kryeministri Edi Rama teksa publikoi pamje nga vaksinimi i të moshuarve tha se ngarkesa me më shumë se 15 mijë vaksina do të mbërrijë mbrëmjen e sotme. Më herët, kreu i qeverisë, ministrja Ogerta Manastirliu dhe zv.ministrja Mira Rakacolli kanë deklaruar se në dhjetë ditëshin e parë të muajit mars pritet të vijë edhe një tjetër ngarkesë me vaksina, konkretisht 14 mijë e 400 dozat e para që do të shpërndahen përmes COVAX.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mberrijne 15 mijë e 210 doza vaksinash nga pfizer shqiperia nis vaksinimin mberrijne 15 mijë e 210 doza vaksinash nga pfizer shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 19:53

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një foto me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas firmosjes së marrëveshjes PD-LSI për z...