Politike

“Merr 13 paga, ortaku i bosit të ‘Ndraghetës’ Veronës”/ Mazniku padit për shpifje Berishën: Deklaratat e tij janë

1 Mars 2021, 19:03 Nga DOSJA
“Merr 13 paga, ortaku i bosit të ‘Ndraghetës’

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka paditur në Gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje.

Mazniku, në padinë që i ka dorëzuar Gjykatës, kërkon që Sali Berisha të përgënjeshtrojë deklaratat e rreme dhe denigruese, të cilat i ka publikuar në rrjetet sociale.

Gjithashtu, Mazniku i kërkon Berishës dëmshpërblim në vlerën 10.000.000 lekë si dhe pagimin e të gjithë shpenzimeve gjyqësore të këtij procesi, pasi sipas tij, me deklaratën që ka bërë ish-kryeministri ka cënuar nderin dhe personalitetin e tij. 

Pavërtetësia e publikimit të të paditurit Sali Berisha është një e pavërtetë, trillim e abuzim në nivelet e denigrimit të figurës dhe imazhit, sa vetëm një shtetas pa asnjë përgjegjësi ligjore, morale dhe publike mund t’i thotë ato. Paditësi Arbian Mazniku nuk ka asnjë lidhje me deklarimet e bëra, nuk ka asnjë lidhje midis ç’ka është  deklaruar nga i padituri dhe asaj ç’ka është realisht e vërtetë. Secili prej fakteve të deklaruara është një gënjeshtër që ka qëllime denigruese dhe ka cenuar imazhin e paditësit Mazniku”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Ditën e djeshme, Berisha në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, hodhi akuza të rënda ndaj Maznikut, ku ndër të tjera shkruante: Mafiozi me 12 paga!! Apo Mafioz Mazniku ortaku i bosit te Ndragetes se Verones, Miglioranci. Ky mafioz perveç rroges se tij si nenkryetar Bashkie merr dhe 12 paga te tjera ne muaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbjan mazniku sali berisha arbjan mazniku sali berisha

Sondazh

Poll