Politike

BETIMI/ Ilir Meta: Nëse vidhet një votë, pritet një dorë në shesh, nuk është në kuptimin figurativ

1 Mars 2021, 18:59 Nga DOSJA
BETIMI/ Ilir Meta: Nëse vidhet një votë, pritet një

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, është ndalur sërish tek zgjedhjet e 25 prillit, ku dhe është betuar, duke thënë se ai që do të vjedhë një votë, do t’i pritet dora në shesh.

I ftuar në emisionin ‘Frontline’ Meta ka thënë se do të jetë vetë ai që do t’ua presë dorën atyre që vjedhin votat, duke përfshirë këtu edhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e njëkohësisht bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, Kryedemokratin Lulzim Basha dhe Kryeministrin Edi Rama. 

“Nëse një votë vidhet, do t’i pritet dora në shesh. Të parës zonjës Monika Kryemadhit, të dytit Lulzim Basha dhe të tretin, kryeministrit Edi Rama. Të gjithëve çfarë ke nxjerrë aty. Nuk është në kuptimin figurativ, por në kuptimin e parë. Unë vetë do t’jua pres dorën, nëse del ndonjë si nga ata të Dibrës. Ky është betimi im, si President i këtij vendi.”- ka thënë ai. 

(f.m;a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll