Politike

Ilir Meta: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi, e di ai se si u flas unë atyre

1 Mars 2021, 19:22 Nga DOSJA
Ilir Meta: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi, e di

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërcënuar hapur se çdo person që do t’i dalë zot kryeministrit Edi Rama se do t’i dalin për zot nëse prek votën e lirë, qoftë edhe amerikan, ai do ta kapë për veshi.

I ftuar në “Frontline”, Kreu i Shtetit tha se do të kapë për veshi çdo amerikan të Edi Ramës, duke shtuar se ky i fundit e di mirë se si u flet Meta aty. 

“Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi. Unë si Ilir Meta, jo më si President i këtij shteti. Se si President dihet ajo. Por, amerikanët e Ramës unë i kap për veshi, e di ai se si u flas unë atyre. I kap për veshi ata që vijnë dhe bëjnë pisllëqe në emër të Ramës këtu. Ata të mos e gënjejnë se i dalin për zot të prekë votën e lirë,”- tha Meta.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll