Politike

Rama bën montazh projektin 3D të hekurudhës Tiranë- Rinas-Durrës, para katër vitesh po e njëjta VIDEO u publikua në Kata

1 Mars 2021, 20:17 Nga DOSJA
Rama bën montazh projektin 3D të hekurudhës Tiranë-

TIRANË- Mëngjesin e ditës së sotme, Kryeministri Rama në një video që publikoi në rrjetet sociale, paraqiti projektin e hekurudhës së re Tiranë- Rinas- Durrës, që do të nisë të ndërtohet. 

“MIRËMËNGJES dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Europian dhe Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”– shkruan Rama krahas videos. 

Në një vëzhgim që ka bërë Dosja.al shihet se projekti 3D i hekurudhës që ka paraqitur Rama, është një montazh i dy videove të ndryshme, që gjenden në youtube.

 E para është një projekt i një metroje në Doha të Katarit, publikuar në vitin 2016.

Ndërkohë videoja tjetër i përket vitit 2014, publikuar në kanalin youtube Toprak Erdem, ku siç dëgjohet edhe kolona zanore është e njëjtë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 19:53

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një foto me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas firmosjes së marrëveshjes PD-LSI për z...