Politike

A e xhelozuat sot Kryemadhin? Meta zbardh SMS-të: I ka në telefon ajo, unë nuk ia fal që la mandatin! Kryetarja e LSI-së dh

1 Mars 2021, 18:51 Nga DOSJA
A e xhelozuat sot Kryemadhin? Meta zbardh SMS-të: I ka në telefon ajo,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka komentuar firmosjen e marrëveshjes mes PD e LSI-së për koalicionin paszgjedhor. 

I ftuar në emisionin’ Frontline’ Meta ka thënë se Kryemadhit dhe Bashës ua ka bërë të qartë, duke shtuar se zgjedhjet do të bëhen me 25 prill dhe sipas tij askujt mos t;i shkojë menda të bëj grusht shteti, pasi zgjedhjet nuk do të shtyhen. 

Ndër të tjera ai ka thënë se bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit nuk do t’ia falë kurrë që la mandatin në Parlament.

“Si mund të ketë një njeri më të nderuar se unë që jam ulur në karriken numër një të Shtetit. Më vjen keq për këtë pyetje. Siç mund të ketë parti të tjera që regjistrohen, ishin edhe këta. Një gjë u kam bërë të qartë Bashës dhe zonjës Kryemadhi. Zgjedhjet do të bëhen më 25 prill dhe askujt të mos i shkojë mendja që të bëjë grusht shteti, sepse nuk ka shtyrje zgjedhjesh. Kaq ta dinë. S’më intereson fare, zgjedhjet do të bëhen më 25 prill. Të gjithë të kenë kujdes, të ruajmë veten se jemi në pandemie. Por të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm. Ata të dy që kanë firmosur kanë bërë një gabim shumë të rëndë, lanë parlamentin. Të mos presin zgjedhje daneze në vendin tonë, duke mos marrë pjesë në ato lokale. S’më intereson fare se çfarë ka bërë zonja Kryemadhi. Ajo që unë nuk ia fal zonjës Kryemadhi është lënia e mandateve në Parlament. I ka në telefon ajo. Në demokraci nuk ka asnjë centimetër pas. Çdo boshllëk që lë, e plotëson dikush tjetër dhe vijmë këtu ku jemi sot.”- ka thënë ai. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll