Politike

Akuzat për takimet natën, Meta i përgjigjet Ramës: Le të vijë kur të dojë me mua në Selenicë, nuk është në rregull

1 Mars 2021, 19:07 Nga DOSJA
Akuzat për takimet natën, Meta i përgjigjet Ramës: Le

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur Kryeministrit Rama, pasi ky i fundit tha disa ditë më parë se kreu i shtetit, lëviz natën pa protokoll.

I ftuar në ‘Frontline’, ai ka thënë se Rama, nuk është mirë nga trutë, duke shtuar që ky i fundit të shkojë kur të dojë me të në Selenicë. Më tej Meta ka shtuar se në Selenicë ka shkuar se e ka thirrur populli.

“Unë natën? Ku kam dalë unë natën? Po çfarë po thoni. Po le të vijë more, le të vijë me mua kur të dojë në Selenicë. Ai nuk është mirë nga trutë. Unë iki se më kërkon populli. Më thirri populli dhe shkova sepse i mashtruan për rrugën. Nuk kam frikë nga populli unë, madje nuk i dua aspak truprojat. U kam thënë atyre, m’i hiqni fare se nuk i dua.“-tha ai. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll