Marrëveshja me sheikun për Portin e Durrësit i hap telashe Ramës në Bruksel, Borrell dhe Varhelyi kërkojnë llogari, kryem
BRUKSEL– Marrëveshja e qeverisë shqiptare me sheikun Mohamed Alabbar për marrëveshjen e investimit prej dy miliardë dollarësh nga grup Emaar në Portin e Durrësit, ishte planifikuar që të diskutohej në konferencën e shtypit të kryeministrit Edi Rama me Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell e Komisionerin Oliver Varhelyi.
Dosja.al ka mësuar e ka qenë Varhelyi ai që gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Bruksel, ngriti shqetësimin se koncesioni i Portit të Durrësit në favor të kompanisë emiratase Emaar që po përgatitet nga qeveria, bërë është në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Vetë komisioneri Varhelyi ka paralajmëruar pasoja, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka lënë ministren Olta Xhaçka, e cila e shoqëroi në Bruksel, që të përgjigjej, por e ka marrë vetë në dorë situatën. Dosja.al ka mësuar se vetë Rama ka thënë përballë Varhelyit se nëse është bërë ndonjë gabim në këtë marrëveshje, do të korrigjohej, me kushtin që i gjithë ky debat të mos bëhet publik.
Kështu, nisur nga premtimi i Ramës, Borrelle e Varhelyi e hoqën çështjen Emaar nga konferenca dhe shënuan se periudha tranzitore e MSA ka mbaruar më 31 mars të vitit 2019 dhe se Shqipëria është plotësisht e asociiuar. Teknikisht, kjo do të thotë se nga prilli i vitit 2019, kompanive jashtë BE-së është e ndaluar t’i jepet trajtim preferencial, si në rastin e Portit të Durrës dhe kompanisë Emaar.
Ky diskutim, mësohet se ka qenë edhe pjesë e mbledhjes së përjavshme të ambasadorëve të Bashkimit Europian në Tiranë. Më 20 janar disa ambasadorë, përfshirë edhe ata nga shtete ku ka interesa për këtë port, ngritën problemin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ekonomik të Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe ligjin që synon dhënien e Portit Durrës me koncension.
Ambasadorët i kanë konsideruar keto, shkelje të MSA-së dhe të detyrimeve ndaj BE-së! Ambasadorët kërkuan të dinin se çfarë po bën Komisioni Europian për këtë dhe në përgjigjen e tij, në emër të Komisionit, shefi i delegacionit Luigi Soreca u shpreh se ky problem shqetësues po i nënshtrohej një analize ligjore nga shërbimet e Komisionit Europian. Sipas Sorecës, për këtë çështje qeverisë shqiptare do t’i kërkohej llogari në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit në 1 mars, gjë që ndodhi sot.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Ilir Meta: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi, e di ai se si u flas unë atyre
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërcënuar hapur se çdo person që do t’i dalë zot kryeministrit Edi Rama se do t’i dalin për zot në...
BETIMI/ Ilir Meta: Nëse vidhet një votë, pritet një dorë në shesh, nuk është në kuptimin figurativ
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, është ndalur sërish tek zgjedhjet e 25 prillit, ku dhe është betuar, duke thënë se ai që do të vjedhë një votë, do t’i pritet...
Akuzat për takimet natën, Meta i përgjigjet Ramës: Le të vijë kur të dojë me mua në Selenicë, nuk është në rregull
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur Kryeministrit Rama, pasi ky i fundit tha disa ditë më parë se kreu i shtetit, lëviz natën pa protokoll.I f...
“Merr 13 paga, ortaku i bosit të ‘Ndraghetës’ Veronës”/ Mazniku padit për shpifje Berishën: Deklaratat e tij janë
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka paditur në Gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje.Mazniku, në padinë që i ka dorëz...
Ilir Meta: Nëse Rama fiton 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë jap dorëheqjen dhe kaloj në Opozitë
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka thënë se nëse Kryeministri Rama do të fitojë 71 mandate pa prekur votën e popullit, ai do të japë dorëheqjen. I ftuar në ...
A e xhelozuat sot Kryemadhin? Meta zbardh SMS-të: I ka në telefon ajo, unë nuk ia fal që la mandatin! Kryetarja e LSI-së dh
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka komentuar firmosjen e marrëveshjes mes PD e LSI-së për koalicionin paszgjedhor. I ftuar në emisionin’ Frontline’ Meta ka t...
A do të ketë një 2-Mars tjetër? Meta: Nuk do më zërë gjumi sot, nuk i mbledh se jam i sigurtë që nuk do t’i mbaj dot
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka folur në lidhje me manifestimin e 2 marsit 2020. I ftuar në emisionin ‘Frontiline’ Meta tha se “2 marsi” nuk dështoi, por...
Koncesioni i ri të hidrokarbureve, PD i kërkon KQZ-së të marrë masa: U shkelën rregullat e përbashkëta për zgjedhjet!
TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar se Komisioni Qendron i Zgjedhjeve të marrë masa për respektimin e Kodit Zgjedhor pas aktit të qeverisë për për ...
Takimi me Ramën/ David Sasoli: Shqipëria po bën reformat kyçe për integrim. BE është gatshme të ndihmojë në luftën ku
BRUKSEL– Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli, ka reaguar pas takimir që ka zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama.Në një postim që ka bërë në rrjetet s...