Aktualitet

‘Gallata me vaksinat’/ Tha se u shty 24 orë, Ministria ndërron mendje për ngarkesën e Pfizer: 15 mijë e 210 doza vijnë

1 Mars 2021, 20:24 Nga DOSJA
‘Gallata me vaksinat’/ Tha se u shty 24 orë, Ministria

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se ngarkesa me 15 mijë e 210 doza vaksinash të kompanisë Pfizer, do të mbërrijë pas pak në Shqipëri.

Vetëm pak orë pasi deklaroi se është shtyrë me 24 orë ardhja e kësaj ngarkese me vaksina, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërruar mendje, duke e kthyer në një ‘gallatë’, çështjen e vaksinimit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak në Shqipëri,”– thuhet në njoftimin e fundit.

Vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale bëri me dije se kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, i kishte informuar se kjo ngarkesë është shtyrë më 24 orë, dhe pritej të vinte nesër në mbrëmje. Për arsye që nuk dihen, gjërat kanë ndryshuar. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll