Aktualitet

1 Mars 2021, 15:38 Nga DOSJA

VLORË- Janë publikuar pamjet nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme, në aksin Vlorë- Levan, ku si pasojë humbën jetën dy të rinjë, ndërkohë që tre të tjerët, janë në gjendje të rëndë për jetën. 

Në një video, të siguruar nga Dosja.al, shihet se rruga është përgjakur, ndërkohë që automjeti, ku ndodheshin 5 të rinjtë është bërë copash. Në video, shihet se një prej të rinjëve është i gjakosur dhe i shtrirë në tokë. 

Aksidenti i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, në asksin Vlorë-Levan, ku një 40-vjeçar, i cili po udhëtonte me një tip ‘Benz’ ka përpalsur makinën e të rinjëve, ku si pasojë 18-vjeçari, Emir Tare, mbeti i vdekur në vend, ndërkohë që u plagosën rëndë 4 të tjerët. 

Sakaq, mëngjesin e ditës së sotme ka humbur jetën dhe 20 vjeçari Flori Duraj, pasi për fat të keq nuk ia ka dalë të mbijetonte. 

Sipas burime, aktualisht në gjendje të rëndë në spital, janë të rinjtë Klejdi Dori, 20 vjeç, Rei Leskaj, 22 vjeç dhe Qirja Dori, ndërsa 40-vjeçari, është arrestuar. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne aksin vlore-levan aksident ne aksin vlore-levan

Sondazh

Poll