Aktualitet

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15 mijë e 210 dozat e vaksinave nuk vijnë sot në Shqipëri

1 Mars 2021, 14:56 Nga DOSJA
Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15 mijë e 210 dozat e

TIRANË– Dërgesa prej 15 mijë e 210 doza vaksinash të Pfizer që pritej të vinte mbrëmjen e sotme është shtyrë me 24 orë.

Vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës i ka informuar se kjo ngarkesë është shtyrë më 24 orë, dhe pritet të ijë nesër në mbrëmje.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë ditën e martë në Shqipëri. Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë ndërkohë që informon qytetarët se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqëndruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara,”- shkruhet në njoftim.

Vetë kryeministri Edi Rama teksa publikoi pamje nga vaksinimi i të moshuarve tha se ngarkesa me më shumë se 15 mijë vaksina do të mbërrijë mbrëmjen e sotme. Më herët, kreu i qeverisë, ministrja Ogerta Manastirliu dhe zv.ministrja Mira Rakacolli kanë deklaruar se në dhjetë ditëshin e parë të muajit mars pritet të vijë edhe një tjetër ngarkesë me vaksina, konkretisht 14 mijë e 400 dozat e para që do të shpërndahen përmes COVAX.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin shtyhet me 24 ore ardhja e vaksinave shqiperia nis vaksinimin shtyhet me 24 ore ardhja e vaksinave

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 11:21

TIRANË– 7 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Policia e Tiranës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për vepra të...