Aktualitet

Nuk vendosën maska dhe nuk zbatuan masat anti-Covid, gjobiten 2953 qytetarë gjatë fundjavës, ndëshkohen tre biznese

1 Mars 2021, 15:08 Nga DOSJA
Nuk vendosën maska dhe nuk zbatuan masat anti-Covid, gjobiten 2953

TIRANË– 2953 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat anti-Covid janë gjobitur gjatë fundjavës që lamë pas. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, bëhet me dije se 2923 prej tyre janë gjobitur për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Ndërsa 3 biznese të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë janë gjobitur me nga 1.000.000 lekë të reja. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me 10.000 lekë gjobë, 27 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 2953 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2923 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2490 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 433 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 27 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 11:21

TIRANË– 7 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Policia e Tiranës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për vepra të...