Politike

BRUKSEL/ Rama takon përfaqësuesit e BE-së. Varhelyi: Zgjedhjet, vendimtare për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveri

1 Mars 2021, 07:29 Nga DOSJA
BRUKSEL/ Rama takon përfaqësuesit e BE-së. Varhelyi: Zgjedhjet,

BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi deklaruan se ecuria e zgjedhjeve të 25 prillit janë vendimtare për propozimin e mbajtjes së konferencës ndërqeveritare për Shqipërinë.

Varhelyi shtoi se kanë shprehur dëshirën që kjo konferencë të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, por që deri më tani nuk kanë një datë të caktuar. Sipa tij, disa shtete anëtare të Bashkimit Europian janë të mendimit që duhet të avancohet më shumë para së të organizohet kjo konferencë.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi dhe kryeministrin Edi Rama, Borrell deklaroi pas përfundimit të takimit të 11-të, të Këshillit të Stabilizim Asociimit se Shqipëria është partner kyç për BE.

Borrell tha se listat e kandidatëve për deputetë duhet të jenë të pastra e se duhet të kenë njerëz me integritet. Varhelyi shtoi më tej se sfidat janë më të jashtëzakonshme në Shqipëri, vend që sipas tij po jep rezultate dhe po mban premtimet që ka bërë për të përmbushur kriteret e vendosura për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Komisioneri tha se askush nuk e ka harruar Shqipërinë api Ballkanin, dhe se është mobilizuar një program për të bërë të mundur shpërndarjen e vaksinave anti-Covid në të gjitha vendet, jo vetëm përmes Covax, por edhe me iniciativa të tjera.

Vetë kryeministri Edi Rama ishte kritik me Bashkimin Evropian edhe përpara zyrtarëve më të lartë evropianë tha se janë ndjerë të lënë pas dore për çështjen e pandemisë. Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria është e detyruar të shikojë përtej burimeve të dëshiruara për vaksinat, nëse nuk merr zgjidhje nga BE. Pyetjen e gazetares shqiptare Erisa Zykaj se përse nuk është bërë asnjë hetim për blerje votash në Shqipëri, kreu i Qeverisë, mezi e kapërdiu. Ai tha se i duket mbresëlënëse kur dëgjon këto fjalë në gjuhën shqipe, por shtoi se në vendin tonë janë 20 persona nën hetime për blerje votash, nga të gjitha partitë.

Kreu i qeverisë ka takuar më pas edhe Ursula von der Leyen, presidenten e Komisionit Europian si dhe David Sassolin, Presidentin e Parlamentit Europian. Sassoli është shprehur se Bashkimi Europian është i gatshëm ta ndihmojë Shqipërinë edhe në luftën kundër Covid-19. 

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet në Bruksel. I shoqëruar nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryenegociatori Zef Mazi, Rama u shfaq duke pozuar krah Joseph Borrel, shef i Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, e po ashtu dhe me Oliver Varhelyi, komisioneri për Zgjerimin.

Në një deklaratë pas takimit midis Shqipërisë dhe BE-së, Këshilli i SA thekson se organet e reja të drejtësisë kanë filluar të veprojnë. Këshilli i SA ka vënë në dukje progresin e bërë në përgatitjet praktike për zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë kërkon dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës midis partive politike.

(aa.b;f.g;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne bruksel ursula von der leyen edi rama rama ne bruksel ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 13:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha dje se është i pakënaqur me Partinë Socialiste, por dhe me qeverinë e tij.Gjatë një aktiviteti ku prezantoi disa nga emra...

Politike 1 Mars 2021, 12:58

TIRANE- Parlamenti ka votuar pro zgjedhjes së aktorit Leka Bungo si kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kanë qenë 77 deputetë ata që kanë votuar pro kandid...