Politike

“Në Shqipëri më e lehtë të shesësh kokainë se sa gjizë!”, Rudina Hajdari: Shitësit e kokainës kanë leje ndërsa t

1 Mars 2021, 12:24 Nga DOSJA
“Në Shqipëri më e lehtë të shesësh

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është shprehur se sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh lëndë narkotike se sa të shesësh bulmet në treg.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Hajdari solli shembullin e tregëtarëve në Elbasan, të cilët sipas saj policia i gjobit, ndërsa nga ana tjetër, shitësit e kokainës kanë edhe leje për shitje.


Para disa ditësh isha në Elbasan, dhe është për të vënë kujën se si ndërtesa ku shitej bulmeti, ishte thënë se do mbyllej për një muaj për arsye rikonstruksioni dhe sot do bëhen 5 vjet që ajo markatë është e mbyllur. E kuptoni çfarë bëhet?! Sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh drogë, heroinë e kokainë, se sa të shesësh bulmet, gjizë, djathë. E kupton çfarë bëhet?! Shitësit e kokainës kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërsa tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se policia po vjen po gjobit”.

Po ashtu, Hajdari akuzoi PS-në, PD-në dhe LSI-në se zihen vetëm kur u prishen pazaret dhe nuk kanë parime apo vizione të ndryshme për qeverisjen.

Bërtisni dhe ulërisni, digjni edhe vendin, vetëm për pazaret tuaja. Në momentin që merrni pjesën tuaj heshtni”, u shpreh ndër të tjera Hajdari.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll