Politike

Kuvendi zgjedh aktorin Leka Bungo si kryetar të Këshillit të RTSH/ Seancë me debate, Hajdari: Më kollaj të shesësh drogë

1 Mars 2021, 06:16 Nga DOSJA
Kuvendi zgjedh aktorin Leka Bungo si kryetar të Këshillit të

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me 77 vota pro aktorin Leka Bungo si kryetarin e  Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Në seancën plenare që nisi që prej orës 10:00, Kuvendi ka miratuar disa akte të rëndësishme, përfshirë edhe4 ndryshimet në Buxhetin e Shtetit për vitin 2021, dhe ato në ligjin për barnat dhe shërbimin farmaceutik.

Gjithashtu, parlamenti kaloi aktin normativ që i jep Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një shumë prej 2.4 miliardë lekë për identifikimin biometrik. Ky akt normativ u miratua me 83 vota pro, 13 kundër dhe 3 abstenime.

Seanca nisi me debate mes mes opozitës së re dhe socialistëve pas interpelancës së kërkuar prej tyre me kryeministrin Edi Rama, i cili për shkak të vizitës zyrtare ku ndodhet në Bruksel nuk ka qenë i pranishëm. Në vend të Ramës, raportuan dy ministrat Blendi Çuçi dhe Ogerta Manastirliu.

Opozita parlamentare kërkoi të debatonte me qeverinë në lidhje me vrasjen e të riut Klodian Rasha nga Policia. Përgjigjen ua dha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili deklaroi se janë ndjekur të gjitha hapat ligjore për zbardhjen e ngjarjes.

Vëmendje në seancë morën edhe deputetët kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Rudina Hajdari u shpreh nga Kuvendi se sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh lëndë narkotike se sa të shesësh bulmet në treg. Ajo solli shembullin e tregëtarëve në Elbasan, të cilët sipas saj policia i gjobit, ndërsa nga ana tjetër, shitësit e kokainës kanë edhe leje për shitje.

I të njëjtit mendim ishte edhe Halit Valteri. Ndërsa Ralf Gjoni u ndal tek përdorimi i buxhetit të shtetit për pandeminë. Gjoni tha se qeveria shqiptare e bleu vaksinën e AstraZeneca me 24 euro për dozë, ndërsa vendet e tjera e kanë marrë me 2 euro.

Përgjigjia iu kthye nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila u ndal tek dërgesat e reja të vaksinës. Ministrja konfirmoi se sot do të mbërrijnë edhe 15 mijë dozat e tjera nga Pfizer, ndërsa tha se  dërgesa e parë prej 15 mijë doza të vaksinës AstraZeneca do të përdoret menjëherë tek mësuesit.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu ralf gjoni rudina hajdari seance plenare 1 mars 2021 ogerta manastirliu ralf gjoni rudina hajdari seance plenare 1 mars 2021

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 13:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha dje se është i pakënaqur me Partinë Socialiste, por dhe me qeverinë e tij.Gjatë një aktiviteti ku prezantoi disa nga emra...

Politike 1 Mars 2021, 12:58

TIRANE- Parlamenti ka votuar pro zgjedhjes së aktorit Leka Bungo si kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kanë qenë 77 deputetë ata që kanë votuar pro kandid...