Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi i drejtohet partive: Dorëzoni listat para 8 marsit! Meta e përshëndet: Sa më shumë zgjedh

1 Mars 2021, 10:50 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi i drejtohet partive: Dorëzoni listat para

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive të dorëzojnë brenda afateve dhe të mos e lënë për në momentin e fundit, dokumentacionin e kandidimit. Celibashi ka shpërndarë një postim në ‘Twitter’ , ku rikujton se 8 marsi është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark, kërkon që të dorëzohen dokumentet për t’i dhënë kohë KQZ-së të bëjë detyrën e saj.

Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, deklaron Celibashi.

 

Thirrjes së kreut të KQZ i është bashkuar edhe presidenti Ilir Meta. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se sa më shumë parti të jenë në zgjedhje, aq më shumë alternativa ka për qytetarët.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet e 25 prillit ilirjan celibashi zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll