Politike

‘S’ta kam frikën unë ty’/ Plas SHERRI në Kuvend, Ruçi i kthehet Gjuzit: Ky parlament ka parë shumë Kujtim, ti do jes

1 Mars 2021, 12:37 Nga DOSJA
‘S’ta kam frikën unë ty’/ Plas SHERRI në

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi në Kuvend se kurimi anti-COVID në Shqipëri jashtë spitalit shkon 5 mln lekë. Ai akuzoi qeverinë se pretendon një mandat të tretë duke mos bërë asgjë për qytetarët ndërsa iu drejtua kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi me ironi se do të jetë në atë post deri në datë 25 Prill.

Kjo solli reagimin e Ruçit, i cili i kujtoi se do të jetë në krye të Kuvendit deri në përfundim të legjilaturës më 8 Shtator. Mirëpo Ruçi iu drejtua Gjuzit duke i thënë dhe se ka parë shumë Kujtima në jetën e tij mirëpo ai do të mbetej kujtimi i fundit që ka parë në parlament.


BISEDA:

Gramoz Ruçi: The që jam kryetar deri në datën 25. Jam deri në datën 8 shtator, se do të paguaj edhe ty deri në 8 shtator, me firmën time.

Kujtim Gjuzi: Nuk më paguan ti mua

Gramoz Ruçi: More ty të paguan ata që të futën në lista dhe të pruinë këtu xhanëm, por…

Kujtim Gjuzi flet nga vendi pa mikrofon

Gramoz Ruçi: Ata more ata. Mu drejtove që si do merret ai mandati i tretë

Kujtim Gjuzi: Nuk kam frikë nga ty unë

Gramoz Ruçi: A sa Kujtim kam kaluar unë. Ti je i fundit

Kujtim Gjuzi: Po le çfarë ke kaluar ti, ke kaluar se të ka falur Sali Berisha

Gramoz Ruçi: Ky parlament ka parë shumë Kujtim, por ti do jesh për mua kujtimi më i fundit që kam njohur në këtë parlament.

Kujtim Gjuzi: Po lëri këto ti, ngatërrohesh ti me mua

Gramoz Ruçi: As kam ndërmend të ngatërrohem se ruaj pastërtinë time

Kujtim Gjuzi: Do me vjedh prapë, por nuk ke për të vjedhur se do përfundosh në burg. Ja këtu do jemi

Gramoz Ruçi: Po mo po

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci kujtim gjuzi seance plenare 1 mars 2021 gramoz ruci kujtim gjuzi seance plenare 1 mars 2021

Sondazh

Poll