Politike

1 Mars 2021, 13:00 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha dje se është i pakënaqur me Partinë Socialiste, por dhe me qeverinë e tij.

Gjatë një aktiviteti ku prezantoi disa nga emrat që do t’i bashkohen listës së kandidatëve për deputetë, të dalë nga programi “Deputeti që duam” në PS, Rama i kërkoi kandidatëve se çfarë do të donin të ndryshonin në Partinë Socialiste. “Detyra për ty në këtë rrugë që sapo ke nisur është që herën tjetër dhe në vijimësi dhe kur të flasësh me njerëzit, të thuash edhe çfarë janë gjërat që duhen ndrequr. Ti dukesh e kënaqur, unë jam i pakënaqur me PS-në, me qeverinë, me veten time. Nuk është kaq e lehtë kjo punë”, tha Rama duke dashur të tregojë se jo çdo gjë shkon në perfeksion, por përtej kësaj, kërkon një mandat të tretë qeverisës. Kreu i qeverisë tha dje se grupi parlamentar socialist do të jetë boshti i listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Grupi ka qenë vijimisht solid dhe mbështetës për reformat, për vendimmarrjet e vështira dhe për çuarjen përpara të punës sonë për Shqipërinë. Kështu që, natyrshëm ky grup do të jetë boshti i skuadrës sonë kombëtare të 25 prillit. Por, njëkohësisht skuadra duhet të jetë në lartësinë e sfidës së madhe, kaq të madhe të ripërtëritjes me anëtarë të rinj, djem e vajza, gra e burra që sjellin profile të reja përfaqësues të një shoqërie që ndryshon me shpejtësi”, tha Rama.

TË VJETRIT

Kryesocialisti Rama tha se nuk do të ketë njerëz të palëvizshëm në Partinë Socialiste, por vazhdimisht deputetë që qëndrojnë pranë njerëzve. “E unë besoj se gjatë periudhës së drejtimit tim, Partia Socialiste e ka konsoliduar këtë prirje. Në partinë tonë nuk ka vend për kasta të pandryshueshme drejtuese, as për piedestale që nuk lëvizin nga pozicionet dhe i përkasin një të shkuare tanimë të largët, sherresh e konfliktesh për ‘kush jam unë e kush je ti’.

Ne na duhen deputetë e deputete që ambicien më të lartë ta kenë qëndrimin sa më pranë njerëzve, zgjidhjen sa më mirë dhe sa më shpejt të halleve dhe problemeve në komunitet, pjesëmarrjen sa më të frytshme në Parlament, por shumë e rëndësime kontributin pozitiv në frymën e skuadrës”, tha Rama.

KANDIDATËT

Gjatë takimit në kuadër të programit “Deputeti që Duam”, u prezantuan 10 kandidatë të dalë nga ky proces. Një ndër ta është edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku. “Ajo që dua të ndaj me të gjithë është se vij, siç u tha, nga një familje e thjeshtë me 9 vëllezër dhe motra me prindër të thjeshtë, babai karrocier dhe nëna fermerë, por që na mësuan se me punë e djersë mund të arrihet gjithçka. Kam shërbyer me detyra të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Karriera ime ushtarake është e ndërtuar dhe me edukimin civil, i cili në shumicën e rasteve është bërë individual. Do jetë një garanci që edhe në këtë karrierë të re për tu shërbyer dëgjuar të gjitha shtresat qoftë fermerët qoftë intelektualët qoftë ushtarakët, punonjësit e policisë për të gjithë institucionet e mbrojtjes por edhe për qytetarët e Beratit që i njoh mirë. Ju jap fjalën dhe garancinë e ushtarakut që do jem një nga ata në zemër në shpirt për të realizuar të gjitha projektet”, tha Kollçaku.

Gerta Duraku, është vajza e ish-deputetit socialist nga Kukësi, Shyqyri Duraku. E reja nga Kukësi, duke kujtuar fjalën e Ramës tha se edhe ajo do të ishte një lypëset më të forta.

Siç e keni thënë ju që jeni lypësi më i gjatë, unë do jem një nga ato lypëset më të forta për të arritur synimet. Unë kam një jetë shumë të mirë, i kam të gjitha mundësitë mirëpo kam ambicie, dua që Kukësi të zhvillohet. Marr angazhimin që të krijoj lidhje me kompani shqiptare dhe të huaja, në mënyrë që kuksianët të shesin produktet e tyre”, tha kandidatja për deputete e PS-së në qarkun e Kukësit.

Marrë nga Panorama.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardhyl kollcaku kandidate per deputet ps shyqyri duraku bardhyl kollcaku kandidate per deputet ps shyqyri duraku

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 12:58

TIRANE- Parlamenti ka votuar pro zgjedhjes së aktorit Leka Bungo si kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kanë qenë 77 deputetë ata që kanë votuar pro kandid...