ULTIMATUMI/ Borrell ia thotë Ramës në sy: Listat e kandidatëve për deputetë duhet të jenë të pastra!
1 Mars 2021, 13:51Nga DOSJA
BRUKSEL– Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi pas përfundimit të takimit të 11-të, të Këshillit të Stabilizim Asociimit, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisionerin Oliver Varhelyi në Bruksel se Shqipëria është partner kyç për BE.
Borrel tha se listat e kandidatëve për deputetë duhet të jenë të pastra e se duhet të kenë njerëz me integritet. Ai shtoi se mezi pret që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
DEKLARATA:
“Përpara se të hyjmë në hollësi. Së pari Shqipëria është partner kyç për bashkimin europian. Ajo është 100% në përputhshëri me vendimet e BE për çështjet e sigurisë. Kjo na jep një sinjal të qartë për përkushtimin për anëtarësimin në BE. Jeni shembull në Ballkan. Ne do vazhdojmë të ju qëndrojmë në krah në rrugëtimin drejt BE. Ne ju kemi dhënë dhe do vazhdojmë të ju japim mbështetje. Ne e përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara. Ne do të vazhdojmë të përgëzojmë Shqipërinë për rrugëtimin e saj drejt BE. Në kontekstin në të cilin jemi para zgjedhjeve, ne theksojmë nevojën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Sa u përket zgjedhjeve ne kemi edhe një mesazh për partitë politike: Integrimi europian duhet të jetë objektiv i të gjithëve. Polarizimi i skajshëm nuk i shërben vendit pasi pengon ecurinë dhe progresin e vendit. Ne presim të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit negociues”, tha ai.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RROGOZHINË– Koordinatorja e Partisë Demokratike Grida Duma u takua me ish-te perndjekur politik ne Gos te Rrogozhines.“Ne themi se “Frikacaku të vret”. Ori...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me 77 vota pro aktorin Leka Bungo si kryetarin e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Në sea...
Politike 1 Mars 2021, 13:00
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha dje se është i pakënaqur me Partinë Socialiste, por dhe me qeverinë e tij.Gjatë një aktiviteti ku prezantoi disa nga emra...
Politike 1 Mars 2021, 12:58
TIRANE- Parlamenti ka votuar pro zgjedhjes së aktorit Leka Bungo si kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kanë qenë 77 deputetë ata që kanë votuar pro kandid...
HOLANDË– Ministri i Jashtëm i Holandës Stef Bllok ka prezantuar raportin në Parlamentin Europian, ku kërkon nga Shqipëria dhe 7 vendet e tjera me vijimin e...
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi në Kuvend se kurimi anti-COVID në Shqipëri jashtë spitalit shkon 5 mln lekë. Ai akuzoi qeverinë se pretendon një man...
TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive të dorëzojnë brenda afateve dhe të mos e lënë për në momentin...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është shprehur se sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh lëndë narkotike se sa të shesësh bulmet në treg.Gjatë fjalës ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbështetur thirrjen e kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi për dorëzimin brenda afateve të listave të kandidatëve për zgjedh...