Politike

Marrëveshja me LSI-në, Basha: Koalicioni ynë ka bashkuar të gjitha forcat për të garantuar që 25 prilli të jetë dita e

1 Mars 2021, 12:35 Nga DOSJA
Marrëveshja me LSI-në, Basha: Koalicioni ynë ka bashkuar të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh në ‘Twitter’ pas përfundimit të marrëveshjes me LSI-në. Në rrjetin social, Basha shkruan se udhëtimi që ka nisur me partitë e tjera do të ndryshojë Shqipërinë dhe misioni i tyre ka nisur që ditën e sotme. Ndër të tjera kryedemokrati bën të ditur se koalicioni që kanë krijuar me Partinë Demokratike-Aleanca për ndryshim dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bashkuar forcat për të garantuar që 25 prilli të jetë dita e ndryshimit.

POSTIMI:

Basha: Udhëtimi ynë i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot. Koalicioni ynë, Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka bashkuar të gjitha forcat për të garantuar që 25 prilli të jetë dita e ndryshimit. #ShqipëriaFITON

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha shqiperia shtepia qe fiton lulzim basha shqiperia shtepia qe fiton

Sondazh

Poll