Politike

Thirrja e Celibashit për partitë politike, Meta: E mbështes! Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qy

1 Mars 2021, 12:16 Nga DOSJA
Thirrja e Celibashit për partitë politike, Meta: E mbështes! Sa

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbështetur thirrjen e kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi për dorëzimin brenda afateve të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook’, kreu i shtetit bën të ditur se është i mendimit që sa më shumë parti të jenë aq më shumë zgjedhje do të kenë qytetarët. Ndër të tjera, Meta shton se kandidatët duhet të kenë integritet të lartë moral e qytetar dhe të jenë të pakapur nga dekriminalizimi.

MESAZHI:

Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve.
Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Paraditen e sotme, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kërkoi që partitë politike të respektojnë afatet e kandidimit dhe të dorëzojnë para datës 8 mars emrat e kandidaturave që do t’ju paraqesin qytetarëve. Ndërkohë që ende përfliten emrat, akoma asnjë nga partitë e mëdha nuk ka nxjerrë një listë paraprake se kush do të jenë kandidatët e 25 prillit 2021.

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilirjan celibashi zgjedhjet e 25 prillit ilir meta ilirjan celibashi zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll