Sport

“Suning pa respekt,nuk kemi marrë pagat”, sulmuesi i njohur shpërthen ndaj presidencës së Interit

1 Mars 2021, 13:24 Nga DOSJA
“Suning pa respekt,nuk kemi marrë pagat”, sulmuesi i njohur

KINË-Me 32 gola në 62 paraqitje, Eder ishte sigurisht një nga nënshkrimet më të mira për klubin kinez Jiangsu Suning. Një sulmues i aftë për të bërë diferencën në kampionatin kinez. Tani që gjërat po ndryshojnë dhe që pronarët kanë vendosur të mos investojnë më në klub, është ish-sulmuesi i Interit që shpreh gjithë zhgënjimin e tij: “Suning nuk dëshiron më të investojë në futboll. Ata nuk i respektuan të gjithë punonjësit dhe lojtarët, ata thjesht na lanë pa pagë dhe nuk na lejuan të luanim në klube të tjera “.

Italiano-braziliani vazhdoi të fliste për mikrofonat e portalit kinez Oriental Sport Daily: “Ne kemi bërë një arritje për Suning Group, por nuk kemi marrë trajtimin dhe respektin që meritonim. Nëse grupi Suning falimenton, unë mund ta kuptoj situatën.

Ne ishim të mbyllur në hotele për disa muaj, duke mos folur për problemet që kishim, e bërë emrin Suning të njohur në gjithë botën, por morëm një trajtim të tillë pa asnjë respekt! Drejtori i përgjithshëm gjithmonë ka qënë një gënjeshtar. Ai na tha që me kohë do të na jepte atë që duhej, por kurrë nuk e respektoi atë që na premtoi ”. Përfundoi futbollisti Eder.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eder inter suning eder inter suning

Sondazh

Poll

Sport 1 Mars 2021, 10:20

Tadiç goditet përpara se të hipte në autobus

HOLANDE – Pas penalltisë së saktë të Dushan Tadiç, që barazoi shifrat një 1-1 në minutën e 90+2’, mbrojtësi i PSV-së provokoi sulmuesin serb të “ha...

Sport 1 Mars 2021, 09:45

Klubet sportive serbe vazhdojnë provokojë Kosovën

KOSOVE – Klubeve nga Serbia vazhdohet që t’u thuhet “stop” në momentin që tentojnë të futen në territorin e Kosovës për të zhvilluar ndeshje ilegale. Klubi serb...

Sport 1 Mars 2021, 09:58

Për herë të parë flet Tiger Woods nga spitali

SHBA – Kampioni i golfit, Tiger Woods, ditë më parë është aksidentuar rëndë me makinë duke pësuar lëndime të rënda në të dyja këmbët.15 herë kampioni i golfit, ...