Politike

Manastirliu: Qeveria do të sigurojë vaksinimin e shpejtë në muajt në vijim, kemi parapaguar 1.6 mln doza vaksinash

1 Mars 2021, 11:40 Nga DOSJA
Manastirliu: Qeveria do të sigurojë vaksinimin e shpejtë në

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi nga foltorja e Kuvendit se deri më tani qeveria shqiptare ka parapaguar rreth 1.6 mln doza vaksine. Ajo siguroi se vaksinat e ardhura në Shqipëri janë të autorizuara nga mekanimzat ndërkombëtarë.


DEKLARATA:

Në orët e ethshme të finalizimit të kontratës me Pfizer ishte thelbësore të veprohej shpejt. Një pandemi si kjo nxori në pah nevojën e përshtatjes së legjislacionit për të ruajtur cilësinë e produkteve që vijnë në vend. Nuk po ndalemi për asnjë moment për të garantuar rritjen e sasive të vaksinave. Jo vetëm që kemi garantuar 800 mijë vaksinime duke parapaguar, më shumë 1.6 mln doza vaksine. Jemi duke  punuar për kontrata të tjera. Me rritjen e dozave kemi mbi 13 mijë vaksina të kryera deri dje. Sot vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve. Kemi vaksinuar më shumë se 1000  të moshuar dhe kujdestarët e tyre. Më shumë se 11 mijë stafe mjekësore dhe po punojnë për ta mbyllur me stafet mjekësoret dy javët e para të marsit. Ndryshimet që sot sjellim për miratim në ligjin e barnave përfshin aspektet kryesore për tregtimin e barnave. Bëhet fjala për barnat që trajtojnë sëmundje të rrezikshme për jetën. Kemi qenë të kujdesshëm për të miratuar dhe për të dhënë autorizime të menjëhershme tregtimi për vaksina që janë të autorizuara. Do vijojmë të sigurojmë sasi vaksinash. Sasia që vjen sot është e autorizuar. Qeveria shqiptare ka vullnetin të sigurojë në një kohë të shpejtë vaksinimin masiv në muajt që kemi para”, tha Manastirliu.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu seance plenare 1 mars 2021 ogerta manastirliu seance plenare 1 mars 2021

Sondazh

Poll