Politike

Gazment Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Rama e kupton qe eshte humbes! Bashkimi i opozites sjell ndryshim

1 Mars 2021, 11:34 Nga DOSJA
Gazment Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Rama e kupton qe eshte humbes!

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të para të ardhura ministrja Elisa Spiropali e cila e quajti marrëveshjen mes PD dhe LSI-se si imagjinare. Bardhi shprehet se Ramën e ka kapur paniku pasi e ka kuptuar se i ka ardhur fundi.

REAGIMI:

Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij. Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi. Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë. Kohës tënde i ka ardhur fundi, Rama. Ka ardhur çasti të ndryshojmë. #ShqipëriaFITON

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali gazmend bardhi partia demokratike elisa spiropali gazmend bardhi partia demokratike

Sondazh

Poll