Politike

Nënkryetarja e FRESSH në Mat zbulon farsën e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë në PS: Platforma është propagandë

1 Mars 2021, 11:17 Nga DOSJA
Nënkryetarja e FRESSH në Mat zbulon farsën e zgjedhjes së

TIRANE– Linela Markja, nënkryetare e FRESSH në qytetin e Matit, njëherazi edhe përgjegjëse e zyrës së projekteve në bashkinë e drejtuar prej Agron Malajt, ka zbuluar prapaskenat e procesit të përzgjedhjes së kandidaturave për deputet në PS. Markja, e cila ka qenë pjesë e kandidatëve të kualifikuar përmes platformës “deputeti që duam”, rrëfen se kjo platformë është vetëm propagandë, dhe se të zgjedhurit nuk kanë qenë fare pjesë e raundit nga ku dolën fituesit. Me nota ironie, ajo e quan kryeministrin Edi Rama “shoku Edi”, pasi sipas saj, është fjalë e madhe që ta quash zotëri.

POSTIMI I PLOTË I LINELA MARKJAS:

Përshëndetje ‘i nderuar’ kryeministër,
Mbase nuk më jepet mundësia t’ua them përballë por po e ndaj në rrjete sociale meqë janë të preferuarat tuaja.
Takimi i sotëm vërtetoi më së miri që platforma “Deputeti që duam” është thjesht një propagandë sepse sot kishte fitues të një raundi, kandidatë që nuk ishin aspak pjesë e atyre që dolën në raundin e kaluar.
Dhe e dyta: Lista e deputetëve të PS përbëhet nga 140 deputetë. Ndërsa ju, ju jepni mundësinë vetëm 20 kandidatëve që përbëjnë 14% të totalit.
Sot e bëtë tamam veten për t’iu thënë Shoku Edi, se të jesh zotëri është fjalë e madhe për t’ju quajtur.

Dje, një ditë pasi u xhirua dhe montua tek Pallati i Kongreseve, u transmetua në Facebookun e kryeministrit Edi Rama, 10 finalistët e dalë nga procesi “kandidati që duam”, të cilët do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit 2021, si kandidatë në listat e kandidatëve për deputetë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deputeti qe duam edi rama linela markja deputeti qe duam edi rama linela markja

Sondazh

Poll