Bota

Shkelën rregullat anti-Covid, dy ministra në Jordani pushohen nga puna

28 Shkurt 2021, 20:59 Nga DOSJA
Shkelën rregullat anti-Covid, dy ministra në Jordani pushohen nga puna

JORDANI- Ministri i Brendshëm, Samir Mobeideen dhe Ministri i Drejtësisë Bassam Talhouni janë pushuar ditën e sotme nga puna për shkak se shkelën rregullat anti-Covid. Reuters shkruan se ata morën pjesë në një mbremje në restorant duke shkelur të gjitha masat anti-Covid të vendosura nga qeveria e tyre.

Paraqitja e tyre në një dhomë banketesh publike, duke mos përfillur rregullat e distancimit shoqëror, shtoi indinjatën e përhapur nga gjobat e majme të vendosura mbi njerëzit e zakonshëm, ndërkohë që zyrtarët nuk ndëshkohen për të marrë pjesë në darkat dhe takime me shumë më shumë se 20 të ftuar të lejuar.

Sipas rregullave të reja, kushdo që nuk mban maskë fytyre në publik mund të gjobitet deri në 140 dollarë, e cila është një shumë e majme në një vend relativisht të varfër ku pandemia ka çuar papunësinë në nivele rekord.

Deri tani në Jordani janë regjistruar 380,268 persona të infektuar me Covid, ndërsa 4,627 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bassam talhouni samir mobeideen shkarkohen ministrat ne jordani bassam talhouni samir mobeideen shkarkohen ministrat ne jordani

Sondazh

Poll