Bota

Irani refuzon takimin me SHBA-në dhe BE-në për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015  

28 Shkurt 2021, 20:23 Nga DOSJA
Irani refuzon takimin me SHBA-në dhe BE-në për të ringjallur

IRAN- Irani ditën e sotme ka refuzuar kërkesën e SHBA-së dhe BE-së për një takim joformal me palëve për të diskutuar mbi marreveshjen e armëve bërthamore të vitit 2015. Reuters shkruan se refuzimi nga ana e Iranit ka ardhur për shkak të sanksioneve që Washingtoni i ka vendosur.

“Duke marrë parasysh veprimet dhe deklaratat e fundit nga Shtetet e Bashkuara dhe tre fuqitë Evropiane, Irani nuk e konsideron këtë kohën për të mbajtur një takim jozyrtar me këto vende, i cili u propozua nga shefi i politikës së jashtme të BE”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Saeed Khatibzadeh.

Administrata e Biden dhe Irani momentalisht po luajnë një lojë ‘kap dhe lësho’ për shkak se po presin nga njëri-tjetri se kush do të marrë hapat e parë për të ringjallur marrëveshjen. Irani këmbëngul se SHBA duhet së pari të heqin sanksionet, ndërsa Washingtoni thotë se Teherani duhet së pari t’i kthehet pajtueshmërisë me marrëveshjen, të cilën ai po e shkel gradualisht.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marreveshja iran shba saeed khatibzadeh marreveshja iran shba saeed khatibzadeh

Sondazh

Poll