Bota

STUDIMI: Koronaviruset qëndrojnë në rroba për 3 ditë

28 Shkurt 2021, 20:35 Nga DOSJA
STUDIMI: Koronaviruset qëndrojnë në rroba për 3 ditë

ANGLI- Koronaviruset qëndrojnë deri në 3 ditë në rroba. BBC shkruan se sipas një studimi nga Universiteti De Montfort në Angli zbuloi se koronaviruset qëndrojnë 3 ditë në pëlhura si poliesteri, polikotoni dhe 100% pambuku.

Sipas rezultateve të studimit rrobat me përmbajtje polesteri kanë rrezikun më të lartë që të mbajnë koronaviruset deri në 3 ditë, pambuku deri në 1 ditë dhe polikoton deri në 6 orë.. Drejtuesi i këtij studimi, mikrobiologu Katie Laird tha se materialet e përdorura zakonisht në uniformat e personelit shëndetësor përbëjnë një rrezik të lartë transmetimi.

“Kur filloi pandemia për herë të parë, kishte shumë pak kuptim se sa kohë koronavirusi mund të mbijetonte në tekstile. Gjetjet tona tregojnë se tre prej tekstileve më të përdorura në kujdesin shëndetësor paraqesin rrezik për transmetimin e virusit. Nëse infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor marrin uniformat e tyre në shtëpi, ata mund të lënë gjurmë të virusit në sipërfaqe të tjera,” tha Laird.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota katie laird studimi mbi koronaviruset universiteti de montfort katie laird studimi mbi koronaviruset universiteti de montfort

Sondazh

Poll